“Ishim me një këmbë në këtë botë, me një në tjetrën” – pas Gani Gërmisë edhe Monika zbulon betejën e vëllait të saj me kancerin

10 months ago 24
Reklamë

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka zgjuar kureshtjen e njerëzve dhe tashmë çdo situatë e banorëve po merr vëmendje të madhe.

Krahas debateve të forta, banorët nuk kanë hezituar të të tregojnë histori nga jeta e tyre personale dhe sfidat që kanë ballafaquar.

Së fundmi ishte Gani Gërmia rrëfeu historinë e trishtë të humbes së vëllaut dhe përjetimet që solli dhimbja e madhe në familjen e tyre.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Banorët ishin aty për ta dëgjuar dhe ngushëlluar atë mes tyre edhe këngëtarja Monika Salihu, e cila e hapi zemrën me të dhe tregoi edhe ajo një ngjarje të trishtë të familjes së tyre.

Vajza e boksierit Aziz Saliu zbuloi se vëllai i saj vuante nga kanceri kur ishte vetëm 24 vjeç, por për fat të mirë arriti të shërohej.

“Vëllau kur ka qenë 24 vjeç, e ndërruam banesë dhe duke bartur gjëra i nisën dhimbjet, e dërguam në spital urgjentisht dhe i doli kancer, ishte 24 vjeç, ne u shkatërruam komplet, ishim me një këmbë në këtë botë, me një në tjetrën, do të thotë e përjetuam dhimbjen e vdekjes se iu kishte shpërndarë, e dërguam në Shkup për shërim dhe shpëtoi”, ka treguar Monika.

Në anën tjetër, Ganiu e dëgjonte i përlotur duke kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, ndërsa tha se ai tani është e vetmja shtyllë e familjes. /Telegrafi/

Read Entire Article