Ishin fshehur në…/ Drogë e telefona në burgun e Peqinit, si po përdoren dronët për të thyer sigurinë

6 days ago 27
Reklamë

Burime jo zyrtare kanë bërë m dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një  droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar  fluturimin e dronit  afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë  gjetur 31 doza kokainë, 200 gram hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe fisha karikimi.

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar  të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEDP .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article