Ishin nisur për shuarjen e zjarrit në Mirditë, aksidentohet makina e ushtrisë në aksin Lezhë-Shkodër, 6 efektivë të lënduar

2 weeks ago 38
Reklamë

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 05:30 minuta të kësaj të marte në aksin Lezhë-Shkodër.

Një makinë e ushtrisë, e cila ishte nisur drejt Mirditës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është përplasur me një autobot.

Si pasojë e kësaj, kanë mbetur të lënduar 6 ushtarakë, të cilët janë nisur për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.  

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article