iShowSpeed takohet me Emi Martinez përpara ceremonisë së Topit të Artë, e vë në siklet duke e përmendur Ronaldon

11 months ago 20

Pamjet e yllit që po bën bujë në rrjetet sociale iShowSpeed ​​duke u takuar me portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, janë bërë virale përpara ceremonisë së Topit të Artë 2023.

Martinez, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, është një nga 30 lojtarët e nominuar për të fituar çmimin Topi i Artë për meshkuj.

Ai përfundoi në vendin e 15-të, përpara lojtarëve si Jude Bellingham, Harry Kane dhe Jamal Musiala.

Martinez është i pranishëm në Paris për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, megjithatë, pasi ai është gjithashtu i nominuar për trofeun Yashin – i dhënë për portierin më të mirë të 12 muajve të fundit.

Martinez u takua me Speed-in, i cili ishte gjithashtu i ftuar në event, përpara se të niste ceremonia.

Speed to Emi Martinez: "Ronaldo for life"

😭😭😭👆pic.twitter.com/yReLsShUMv

— fan (@NoodleHairCR7) October 30, 2023

Ylli i rrjeteve sociale shtrëngon duart me Martinezin, përpara se t’i japë një kompliment.

Ai nuk la ​​pa përmendur edhe  Cristiano Ronaldon. Speed njihet si një fans i zjarrtë i Ronaldos dhe pyet Martinezin nëse ai preferon ikonën portugeze apo bashkëlojtarin e Argjentinës, Lionel Messi, i cili pritet të fitojë çmimin për të tetën herë rekord.

Dhe siç mund ta paramendoni, përgjigjja e tij nuk ishte Ronaldo.

Speed më pas ia përmend performancën ‘heroike’ që pati në finale e Kupës së Botës ndaj Francës dhe më pas Martinez vazhdon rrugën e tij./Telegrafi/

Read Entire Article