Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

4 months ago 13
Reklamë

Ndarja e ish-çiftit të shumëpërfolur nga “Big Brother VIP Kosova”, Kaderi dhe Lumbardhi, duket se tani është një realitet i konfirmuar.

Skenat e fundit në një event ku të dy ishin të ftuar, kanë përcjellë të njëjtin mesazh të ftohtë dhe të distancuar midis tyre që u përfol në media.

Gjatë një interviste që Kaderi po jepte, u shfaq një moment tensioni kur Lumbardhi u afrua.

Reagimi i saj ishte instant dhe flitë, teksa ktheu kokën në anën tjetër, duke treguar qartë se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më ato që kanë qenë dikur. Ky akt i injorimit total nuk la vend për dyshime mbi statusin e marrëdhënieve mes tyre.

Foto: Prive

Situata u bë edhe më e qartë kur, në një intervistë me gazetaren e “Prive”, Lumbardh Salihu e pranoi hapur se janë të vërteta lajmet për ndarjen e tyre.

“Ndarja është fakt,” tha ai. “I uroj Kaderit gjithë fatin e botës dhe shumë shëndet,” shtoi me një ton të qetë dhe pa dramacizëm.

Në botën e spektaklit, ku jetët private shpesh bëhen pjesë e interesit të publikut, Lumbardhi dhe Kaderi kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim joemapati dhe të përballojnë këtë fazë të re në jetat e tyre me dinjitet. Pavarësisht presionit dhe vëmendjes, të dy duket se janë të përkushtuar të shkojnë përpara me jetët e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article