Ishte pjesë e finales së “The Office”, Dakota Johnson: Ka qenë koha më e keqe e jetës time!

7 months ago 26
Reklamë
21:49 09/02/2024

Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka qenë pjesë e episodit final të serialit komedi “The Office” në 2013-n, por mesa duket eksperienca e saj nuk ka qenë edhe aq e bukur.

Gjatë emisionit “Late Night with Seth Meyers”, aktorja tregoi se përvoja në xhirime ka qenë “koha më e keqe e jetës sime”.

Më ka pëlqyer aq shumë ai serial sa ata më thanë: ‘A dëshiron të jesh në finalen e serialit?’ dhe unë ju thashë: ‘Sigurisht’, duke menduar se do të paraqitesha për një gjysmë dite. Isha atje për dy javë dhe mezi jam në atë dreq seriali“, u shpreh ajo.

Kur prezantuesi, Seth Meyers, pyeti Johnson nëse aktorët ishin “të trishtuar” për përfundimin e serialit, kjo e fundit tha:

“Ata ishin të trishtuar dhe gjithashtu kishte një dinamikë të çuditshme. U futa duke menduar: ‘Jam kaq e emocionuar që ndodhem këtu!’ Askush nuk donte të fliste me mua”. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article