Zbardhet një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku një i dënuar me burg përjetë vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër.
Gazetari Fatmir Popja siguron për BalkanWeb dëshminë e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha.
Ai është shprehur se burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel dhe se prej kohësh kishte dërguar shkresa për mosfunksionimin e sistemit të monitorimit.
“Prej disa kohesh kam dërguar shkresa për mos funksionimin e sistemit te monitorimit. Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shume mangësi në funksionim”, u shpreh drejtori i burgut të Peqinit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb