Itali/ Tentoi të grabisë një banesë, i riu vjedh makinën e kryebashkiakut për t’u larguar

3 months ago 8
Reklamë

Një 28-vjeçar me origjinë nga Senegali është arrestuar nga policia, pasi tentoi të grabiste shtëpinë e një vajze, si dhe gjatë largimit nga vendngjarja vodhi makinën e kryetarit të Bashkisë së Telgate, Fabrizio Sala

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:40 të mëngjesit, më 3 qershor të këtij viti, në provincën e Bergamos.

Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të cilat kanë kapur momentin e ndjekjes së të riut nga policia.

Gjatë ndjekjes, i riu me makinën e kryetarit të bashkisë është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me murin e bashkisë.

Read Entire Article