Italianët ikin pa paguar edhe nga një restorant në Maltë; babai e njeh nga foto në gazetë: “Do ta dërgoj në punë falas”

1 year ago 22
Reklamë

Pikërisht siç ndodhi në Shqipëri, edhe këtë herë kamerat e sigurisë filmuan gjithçka. Pronarët e restorantit ia dorëzuan pamjet policisë lokale dhe lajmi u përhap nga gazetat e Maltës dhe më pas nga disa gazeta lokale në Siçili. Djemtë ishin banues në zonën e Raguzës –  keshtu qe babai i njërit e njohu djalin e tij pavarësisht nga fytyrat e errëta dhe menjëherë kontaktoi pronarët e restorantit në Maltë duke i bërë një propozim.

“ Babai i njërit prej djemve më telefonoi duke më kërkuar të dhënat për të paguar shumën e duhur – tha Bertrand, një nga pronarët e restorantit –. Ai më tha se djali i tij u pendua menjëherë , po qante me të madhe. I thashë se e vlerësoja shumë gjestin e tij, se ishte e qartë se ishte një person i ndershëm dhe një baba shembullor, por nuk kishte nevojë të paguante një faturë prej 100 eurosh. Megjithatë, ai vazhdoi të këmbëngulte, ndaj i propozova të dhuroja shumen tek nje organizatë në ishullin Gozo që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara. Ideja ime i bëri shumë përshtypje dhe, në fund, ai më telefonoi duke më njoftuar se kishte dhuruar jo 100, por 250 euro . Në atë moment ne u kthyem në polici dhe e tërhoqëm denoncimin ”.

Babai i djalit, megjithatë, donte të bënte më shumë . Ai i ofroi të birin si punëtor (pa pagesë) verën e ardhshme pronarit të restorantit .

“Unë e vlerësova shumë gjestin, por mendova se do të kishte qenë shumë poshtëruese per djalin kjo gje . Ata janë fëmijë dhe ne të gjithë kemi bere gabime në atë moshë . Jam i sigurt se të paktën ai e ka marrë mësimin e tij”, përfundoi pronari i restorantit./ Tgcom

Read Entire Article