Izrael-Hezbollah, qindra raketa nga të dyja anët e kufirit

3 weeks ago 38
Reklamë

Një luftë e madhe është gjithnjë e më pranë në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli ka nisur një sulm ajror mbi objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi shërbimet e inteligjencës vunë re një lëvizje të pazakontë raketash.

“Ky është një akt vetmbrojtjeje për të shmangur kërcënimet nga militantët. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po godasin objektivat e terrorit”, deklaroi zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Izraeli tha se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.

Menjëherë, Hezbollah nisi një sulm në shkallë të gjerë me dronë mbi Izraelin, në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.

Në të gjithë Izraelin verior sirenat paralajmëruese të raketave u dëgjuan të dielën herët. Nuk pati raportime për të lënduar.

Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu ka lëshuar mbi 150 predha nga Libani drejt territorit izraelit.

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin militant me bazë në Liban që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar me Hamasin në Rripin e Gazës.

Read Entire Article