Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si terroristë: Janë luftëtarë të Hamas e Xhihadit

2 hours ago 19

Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të Al Jazeera të cilët mbulojnë luftën në Gaza se ishin luftëtarë aktualë ose të mëparshëm me pagesë të grupeve militante palestineze.

Rrjeti gjigand i lindjes së mesme Al Jazeera i hodhi poshtë pretendimet në një reagim pasi IDF njoftoi pretendimin e tij.

Izraeli citon disa dokumente që supozohet se i gjeti në Gaza dhe iformacione të tjera që ka mbledhur, duke ngritur akuzat kundër gazetarëve, të cilët të gjithë janë burra palestinezë. IDF pretendon se katër prej tyre janë ose kanë qenë të lidhur me Hamasin dhe dy me Xhihadin Islamik Palestinez.
Al Jazeera tha se akuzat ishin “të sajuara” dhe “pjesë e një modeli më të gjerë armiqësie” ndaj rrjetit pan-arab.

Ai tha se pretendimet ishin “një përpjekje e hapur për të mbyllur gojën e atyre pak gazetarëve të mbetur në rajon, duke errësuar kështu realitetin e ashpër të luftës nga audienca në mbarë botën. Në shtator ushtria izraelite mësyu në selinë e Al Jazeera në Ramallah ku njftoi mbylljen e degës së televizionit për 45 ditë.

Read Entire Article