Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

4 months ago 11
Reklamë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportohet se kanë gjetur trupat e pajetë të tre pengjeve izraelite, të cilët ishin rrëmbyer nga militantët e Hamasit.

Zëdhënësi i IDF-së, admirali Daniel Hagari në një deklaratë për shtyp thotë se ushtria ka gjetur trupat e tre pengjeve nga Rripi i Gazës.

Ai ka treguar edhe emrat e izraelitëve të vrarë – Itzhak Gelerenter, Amit Buskila dhe Shani Louk, raporton timesofisrael.

Shani Louk

Hagari pohon se trupat u gjetën mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni të ushtrisë dhe Shin Bet.

Të tre ishin në festivalin muzikor Supernova pranë Re’im mëngjesin e 7 tetorit, ku më pas u larguan në zonën e Mefalsim.

Hagari thotë se “ata u vranë nga terroristët e Hamasit dhe trupat e tyre më pas u rrëmbyen në Gaza”.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore palestineze thonë se fushata tokësore dhe ajrore e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 35 mijë njerëz ndërsa Izraeli raporton se ka humbur rreth 1400 civilë dhe ushtarë. /Telegrafi/

Itzhak Gelerenter
Amit Buskila
Read Entire Article