Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar paralajmërime për sulme ajrore në qytete dhe komunitete të shumta të Izraelit – pas një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza.
Gazetarët atje po raportojnë se zonat e Izraelit qendror si dhe qyteti Ashdot në veri dhe Ashkelon në jug janë sulmuar me raketa, transmeton Telegrafi.
Tel Avivi aktualisht është duke u sulmuar për herë të dytë, sipas një gazetari në terren.
🚨Sirens sounding across central and southern Israel🚨 pic.twitter.com/T1cLxo14k5
— Israel Defense Forces (@IDF) December 21, 2023
Kjo vjen pas një periudhe relativisht të qetë në Izrael, dhe disa raportimeve që sugjeruan se Hamasi dhe grupet e tjera palestineze mund të kenë mbetur pa raketa.
Një video e ndarë në rrjetin social X tregon momentin kur sistemi “Irone Dome” shuante një mori raketash në Izraelin qendror.
Footage shows the rocket barrage from the Gaza Strip at central Israel a short while ago, as seen from Kfar Aza. pic.twitter.com/2z91cqtjsl
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 21, 2023
Paralajmërimet për sulme ajrore u lëshuan në komunitetet afër Rripit të Gazës, në veri të Izraelit, në pjesën qendrore të vendit, në qytetin Ashkelon, në qytetin Ashdot dhe në zonën Lakhish, sipas mesazheve që iu dërguan banorëve nga ushtria.
Grupi Hamas ka marrë përgjegjësinë për nisjen e një mori sulmesh të shkrepura nga Gaza. /Telegrafi/