Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se një aeroplan luftarak kreu sulme ajrore në disa baza të Hezbollahut në jug të Libanit.
Objektivat përfshinin një pozicion lëshimi raketash, një post vëzhgimi dhe infrastrukturë tjetër të përdorur nga grupi terrorist.
Një tjetër post vëzhgimi i Hezbollahut u godit nga IDF në fshatin Maroun el-Ras në jug të Libanit, shton ai.
IDF thotë se trupat gjithashtu hapën zjarr për të “larguar një kërcënim” në zonën e Ayta ash-Shab, afër kufirit izraelit.
Hezbollahu ndërkohë në orën e fundit lëshoi disa predha në Manara dhe Misgav Am.
Deri më tani, mbi 214 mijë palestinezë, kryesisht civilë, gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e Izraelit ndërsa mbi 1200 izraelitë kanë vdekur që nga 7 tetori. /Telegrafi/