Izraelitët marrin nën kontroll portin e Gazës, publikohen pamjet e aksionit të zhvilluar gjatë natës

11 months ago 19

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka marrë “kontrollin operativ” mbi portin e Gazës, infrastrukturën kyçe në territorin palestinez.

Në kumtesën e forcave mbrojtëse të Izraelit, thuhet se është marrë kontrolli i portit që menaxhohej nga Hamasi, transmeton Telegrafi.

Hamasi sipas izraelitë e kishte përdorur portin “si qendër trajnimi për forcat detare, që planifikonin të kryenin sulme terroriste në det”, thuhet ndër tjera nga IDF-ja.

Tani operacioni ushtarak i izraelitëve po zgjerohet në jug, ku ushtria e IDF-së po kryen çdo ditë sulme ajrore – duke kërcënuar të përkeqësojë akoma më shumë krizën humanitare në territorin që është nën rrethim.

Rreth 1.5 milionë nga 2.3 milionë banorë të Gazës janë zhvendosur – kryesisht në jug, ku ka çdo herë e më pak ushqim, ujë e energji elektrike. /Telegrafi/

# Israeli Navy #SOF took control of the Gaza port. Nice recap of a operation pic.twitter.com/UoXvXCdXtW

— VEREPASS (@verepass) November 16, 2023

Read Entire Article