Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway mendohet të luajnë përsëri si çift, kësaj here në sezonin e dytë të “Beef”

7 months ago 18

Sezoni i dytë i “Beef” po shikon Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway për rolet kryesore, pasi seria e parë fituan pothuajse gjithçka që është e mundur të fitosh,gjatë sezonit të çmimeve.

Gyllenhaal, dhe Hathaway të cilët kanë luajtur më parë si çifte në ekran në 2011-ën në “Love & Other Drugs” dhe “Brokeback Mountain” të 2005-ës, pritet të luajnë si një nga dy çiftet në grindje në sezonin e ri, sipas Deadline.

Ylli i “May December” Charles Melton dhe aktorja e “Priscilla”, Cailee Spaeny, po mendohet të luajnë çiftin tjetër, shkruan DailyMail.

Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway

Ali Wong luajti në sezonin e parë të serialit si një pronar i një biznesi të vogël me origjinë kineze, i cili përfshihet në një cikël të përshkallëzuar hakmarrjeje dhe vetësabotimi pas një incidenti të tërbimit rrugor që përfshin një kontraktor koreano-amerikan në vështirësi (Steven Yeun).

Seriali ka fituar vlerësime të shumta për shkrimet dhe aktorët kryesorë, duke përfshirë pesë çmime “Primetime Emmy”, tre “Golden Globes”, katër çmime “Zgjedhja e Kritikëve”, dy çmime “SAG” dhe trofe në “Independent Spirit” dhe “Producers Guild Awards” të fundjavës së kaluar. /Telegrafi/

Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway

Read Entire Article