James Harden firmos me Clippers

11 months ago 31
19:05 31/10/2023

34-vjeçari vendos të ardhmen pas dështimit me rinovimin me Philadelphia

Teksa skuadrat kanë zbuluar të gjithë ambiciet për titullin në NBA amerikan, te Los Angelos Clippers mendojnë edhe për merkaton. Skuadra kaliforniane ka arritur akordin për të firmosur me një prej basketbollistëve më të mirë në qarkullim. Bëhet fjalë për James Harden, i cili tashmë do të ndryshojë fanellë për të djersitur atë të Clippers. Një marrëveshje që i jep kështu fund shqetësimeve që lidheshin me të ardhmen e Harden. 34-vjeçari kishte nisur një luftë të ftohtë me Philadelphia ku zgjidhi kontratën në muajin qershor që vlente 35.6 milionë dollarë në vit.

Këto të fundit kërkonin ta shisnin Harden, por ofertat nuk bindën, ndërsa mungonte rinovimi. Tashmë, gjërat duket se kanë marrë rrjedhë tjetër. Lojtari më i vlefshëm në vitin 2018 në NBA amerikan ka një eksperiencë fantastike në kampionatin më të fortë të basketbollit. Harden është aktivizuar me skuadra si Oklahoma, Houston, Brooklyn dhe së fundmi Philadelphia. Edhe me kombëtaren, performanca në parket ka qenë në lartësinë e duhur, dy medalje ari në Olimpiadën e Londrës dhe Botërorin e Spanjës. Përveç Harden, Clippers do të firmosin edhe me Tucker, sulmuesin 38-vjeçar por që luan mirë dhe në mbrojtje. Trepikëshit janë pikë e fortë e tij, pasi në karrierë ka një saktësi prej 36%.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article