Jasir Asani mahnit tifozët, shënon golin e gjashtë

2 weeks ago 31

Jasir Asani vijon të mahnisë tifozët e futbollit në Korenë e Jugut me golat e tij. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar sëfundmi golin e tij të gjashtë.

Skuadra e tij, Gëangju e mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë kundër Kaëasaki Frontale në Japoni.

Kjo ndeshje vlen për turin e dytë të Championes League për Azinë dhe Asani shënoi në minutën e 21 duke goditur nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga gjashtë gola të shënuar nga Asani katër janë në Champions dhe dy në kampionat.

Forma e mirë e sulmuesit është një lajm i mirë edhe për Sylvinon para ndeshjes me Çekinë dhe Gjeorgjinë më 11 dhe 14 tetor për Ligën e Kombëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article