Jason Derulo akuzohet për ngacmim seksual

11 months ago 24
Reklamë
12:20 06/10/2023

Këngëtari i njohur është paditur nga një 25-vjeçare

Një tjetër yll i muzikës botërore, i shtohet listës tashmë të gjatë të meshkujve të famshëm që akuzohen për ngacmime seksuale.

Jason Derulo ëshët paditur nga një 25-vjeçare e cila ka depozituar padinë në një gjykatë në Los Angelos.

Në padinë e saj, Emma Gibson akuzon 35-vjeçarin se i kishte  premtuar asaj një marrëveshje në vitin 2021 që do t’i siguronte sukses në rrugën për t’u bërë këngëtare.

Por siç shpjegon ajo, këngëtari kishte një kusht joetik që ata të  vijonin bashkëpunimin së bashku. Siç pretendon ajo, Derulo anuloi kontratën kur ajo refuzoi ftesën për të patur një raport romantik.

Në kohën kur dyshohet se ka ndodhur kjo ngjarje, Derulo ishte në një lidhje me Jenna Froomes, me të cilën mirëpriti edhe një djalë më 8 Maj 2021.

Ata u divorcuan në Shtator 2022, vetëm një muaj pasi Derulo tentoi të afrohej me të renë.

Froomes më në atë kohë akuzoi këngëtarin për tradhti, kështu që pretendimet e 25-vjeçares kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të besueshme.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article