Java e modës në Nju Jork sjell veshje luksi

7 months ago 10
Reklamë
22:20 10/02/2024

Frymëzimi nga shkretëtirat dhe pyjet e dendur

Një koleksion veshjesh që i referohet skenave të filmit  “Dune” bazuar tek imagjinata e një shkretëtire apokaliptike, u prezantua në Nju Jork nga stilisti i famshëm Kristian Siriano.

Koleksioni Vjeshtë – Dimër 2024 bazohet tek ngjyrat e errëta të shkretëtirës si ku spikasin kafja e tokës, e kuqja e errët dhe variacionet e vezullimit të metaleve.

Stilisti 37-vjeçar ka si veçori të tij, përdorimin e pëlhurave me reflektime të ylberta, që krijojnë imazhe futuriste. Qëllimi nuk është të jepet vetëm një imazh luksoz për vajzat dhe gratë që i veshin por edhe ti mbështjellë ato me fantazi.

Java e modës në Nju Jork që përmbyllet ditën e Shën Valentinit premton të derdhë fantazitë e stilistëve të markave më në zë të veshjeve në botë. Ndër ta është edhe stilisti 76-vjeçar i lindur në Japoni, Tadashi Shoji i cili solli ngjyrat e pyllit në koleksionin e tij Vjeshtë-Dimër për këtë vit, në një sfilatë të transmetuar online që në sfond ka pamje pyjesh.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article