“Je gjithmonë numri 1”, Enca surprizohet nga partneri

1 year ago 33
Reklamë
17:20 18/08/2023

Në më pak se një orë, Enca përgatitet të sjellë bashkëpunimin e saj me Muharrem Ahmetin, “Albanian”. Ndërkohë, ajo ka ndarë me ndjekësit se teksa pret këtë moment, i dashuri i saj e ka surprizuar me një gjest të ëmbël.

Një tufë me trëndafila të kuq dhe një dedikim të veçantë.

“I dashuri im më solli këto lulet dhe më tha që ‘1’ është që ti je gjithmonë numri 1”,  shkruan këngëtarja në InstaStory. Postimin ajo e ka shoqëruar me këngën “Kujt po i han”, një bashkëpunim me Don Phenom.

Enca e bëri publike lidhjen e saj në muajin Korrik, me anë të një videoje ku shfaqej duke u puthur me partnerin, Mickey Neblett./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article