Jeff Bezos dhuron 100 milion Dollarë për zjarret në Hawaii

1 year ago 34
Reklamë
18:56 13/08/2023

Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez do të dhurojnë 100 milionë Dollarë për rimëkëmbjen e ishullit Maui në Hawaii të SHBA-së, aty ku vijojnë ende zjarret shkatërruese.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga Sanchez e cila shprehu keqardhje për situatën e krijuar.

Sanchez dhe 59-vjeçari janë banorë me kohë të pjesshme në Maui, pasi kanë blerë një pronë prej 14 hektarësh.

Sipas mediave të huaja Bezos bleu pronën për rreth 78 milionë Dollarë, në vitin 2021.

Por miliarderi amerikan nuk është i vetmi që është solidarizuar me banorët e prekur pasi edhe prezantuesja e njohur amerikane, Oprah Winfrey, u filmua duke shpërndarë ushqime për të prekurit të cilat janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre .

Edhe aktori Jason Mamoa përmes organizatës së tij jofitmprurëse ka mbledhur fonde për tu ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article