“Jena Shqipe” publikohet të martën nga Ana dhe Arta Kabashi

10 months ago 58

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka paralajmëruar prej kohësh projektin e ri muzikor.

Ajo kësaj radhe ka bashkuar forcat me motrën e saj, Artën, projekti i të cilëve mban titullin “Jena Shqipe”.

Kjo këngë pritet të lansohet ditën e nesërme (28 nëntor), për nder të Ditës së Flamurit.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshet kanë ndarë disa pamje e po ashtu edhe një pjesë nga videoklipi i tyre.

Ato duken në formë të mahnitshme, ndonëse në fragment do të shfaqen edhe me veshje kombëtare.

“’Jena Shqipe’” 28 Nëntor”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit.

Besohet se ky bashkëpunim do të pritet mirë nga publiku, marrë parasysh vokalin e veçantë të motrave pejane. /Telegrafi/

Read Entire Article