“Jeni të zhytur nga koka te këmbët”, Noka me tone të forta në Kuvend: Po i fusni thikë pas shpine Kosovës

11 months ago 27
Reklamë

Me tone të forta, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës.

Ai tha se maxhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article