Jennifer Aniston reagon për herë të parë për vdekjen e Matthew Perryt: Tani je plotësisht në paqe

11 months ago 48

Jennifer Aniston i bëri homazhe emocionale bashkëpunëtorit të saj të ndjerë të “Friends”, Matthew Perry pas vdekjes së tij të papritur.

“O djal, kjo është dhimbje e thellë… T’i them lamtumirë Mattyt tonë ka qenë një valë e çmendur emocionesh që nuk i kam përjetuar kurrë më parë”, filloi ylli i “Morning Show” mbishkrimin e saj të gjatë në Instagram.

“Ne të gjithë përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Humbja e jetës ose humbja e dashurisë. Të jesh në gjendje të ulesh vërtet në këtë pikëllim të lejon të ndjesh momentet e gëzimit dhe mirënjohjes që ke dashur dikë kaq thellë. Dhe ne e donim shumë atë”, tha ajo.

Foto: Getty Images

Aniston, 54 vjeç, i quajti Perry dhe shokët e tyre të filmit “Friends” “familjen e saj të zgjedhur”, e cila “ndryshoi përgjithmonë rrjedhën” e jetës së saj.

“Për Mattyn, ai e dinte se i pëlqente t’i bënte njerëzit të qeshin. Siç tha edhe ai vetë, nëse nuk e dëgjonte ‘të qeshurën’ mendonte se do të vdiste”, ka thënë ajo.

“Jeta e tij varej fjalë për fjalë nga ajo. Dhe ia doli të bënte pikërisht këtë. Na bëri të gjithëve të qeshnim. Dhe të qeshnim fort”, shkroi Aniston.

Foto: Jennifer Lopez/Instagram

Ylli i “Cake” e përfundoi postimin e saj duke u hapur për rishikimin e mesazheve që ajo dhe ylli i “Fools Rush In” i dërguan njëri-tjetrit, duke u thënë ndjekësve të saj se ajo ka “qeshur dhe qarë dhe më pas ka qeshur përsëri”.

“Matty, të dua shumë dhe e di që tani je plotësisht në paqe dhe pa dhimbje”, përfundoi ajo.

“Unë flas me ty çdo ditë… ndonjëherë pothuajse mund të të dëgjoj duke thënë ‘a mund të jesh më e çmendur se kaq?’ Pusho vellai i vogel. Ti gjithmonë ma ke ndrequr ditën…”, tha aktorja.
Perry vdiq më 28 tetor në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte 54-vjeçar.

Foto: ©Warner Bros/Courtesy Everett Collection

Aniston dhe Perry luajtën së bashku në “Friends” nga viti 1994 deri në 2004 së bashku me Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

“Friends” e bëri Perry një emër të njohur falë rolit të tij si Chandler Bing gjithnjë sarkastik.

Kasti u shfaq për herë të fundit së bashku në ekran në vitin 2021 në “Friends: The Reunion” të HBO Max. /Telegrafi/

Read Entire Article