Jennifer Lopez me turne të ri muzikor në 30 qytete të SHBA-së

7 months ago 20
Reklamë
13:54 16/02/2024

Jennifer Lopez ka surprizuar fansat e saj pas njoftimit se ajo është në përgatitje të turneut të ri muzikor. Këngëtarja e dha lajmin  në emisionin “Today” dhe bëri të ditur se turneu do të nisë në qershor dhe do të përfundojë më 31 gusht.

Turneu është në mbështetje të albumit të saj të ri, filmit dhe dokumentarit që u frymëzua nga dashuria e saj për bashkëshortin Ben Affleck.

Ajo do të vizitojë më shumë se 30 qytete në të gjithë  Shtetetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë Los Angeles, San Francisco, Palm Springs, Las Vegas, Boston dhe New York.

Në turne ajo do të performojë hitet e saj më të mëdha dhe këngët e reja nga albumi i saj i fundit, duke përfshirë “Can’t Get Enough”.

Tani turneu do të shënojë turneun e parë të Lopez që nga turneu “It’s My Party Tour” i vitit 2019,  nga i cili këngëtarja fitoi 50 milionë dollarë prej shitjes së biletave.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article