Jennifer Lopez shfaqet më sensuale se kurrë

7 months ago 18
Reklamë
23:20 29/01/2024

Në videoklipin e radhës, për këngën e saj “Can’t Get Enough”

Jennifer Lopez është shfaqur më joshëse se kurrë në videoklipin e saj të ri për remix-in e këngës së saj Can’t Get Enough.

Montazhi prej tetë sekondash zbuloi pamjet e një dushi në natyrë duke lagur yllin e popit 54-vjeçar ndërsa ajo shfaqte trupin e saj me bikini në formë mbresëlënëse.

Jennifer, ka modeluar me bikini të zeza teksa ra në sy figura e saj e lakmueshme me stërvitje të rregullta në palestër shkruan DailyMail.

Disa kërcimtarë meshkuj përqafojnë Lopezin, teksa ajo kishte veshur sytjena të kuqe dhe një korse ngjyrë nude.

Remix-i Can’t Get Enough përmban një varg rap nga e nominuara dy herë për Grammy, Latto. Jennifer publikoi zyrtarisht remix-in të premten e kaluar, dy javë pas debutimit të versionit origjinal të këngës. 

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article