Jesy Nelson braktis showbiz-in

1 year ago 36
Reklamë
21:20 02/07/2023

Ish-anëtarja e ‘Little Mix’ dëshiron të udhëtojë nëpër botë

Ish-anëtarja e Little Mix, Jesy Nelson ka konfirmuar planet e saj për t’u larguar nga  bota e showbiz-it. Ajo ka shpjeguar se dëshiron të udhëtojë nëpër botë por nuk ka patur kohë për ta realizuar këtë.

‘Do të sjell disa gjëra interesante që kanë të bëjnë me punën dhe muzikën time por deri atëherë do ta kem verën pushim dhe do të udhëtoj nëpër botë”, ka shkruar artistja në një postim.

Më pas ajo konfirmoi gjithashtu edhe  planet e saj për t’u larguar nga rrjetet sociale. Artistja ka qenë në qendër të vëmendjes veçanërisht gjatë kohës kur ishte anëtare e grupit pop Little Mix.

Për dhjetë vite ky grup muzikor qëndroi  në krye të listave muzikore duke shitur miliona disqe dhe duke bërë fansa në çdo cep të globit. Në vitin 2022 grupi i përbërë nga 4 vajza njoftoi se do të bëjë një pauzë për një kohë të pacaktuar në mënyrë që ato të ndiqnin karrierën e tyre solo.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article