Jesy Nelson i rikthehet rrjeteve sociale

9 months ago 39
Reklamë
23:45 15/12/2023

Përshëndet fansat me një këngë, merr komplimenta të shumta prej tyre

Pas 6 muajsh pauzë, ish-anëtarja e grupit muzikor Little Mix i është rikthyer rrjeteve sociale. Artistja nuk ka postuar në platformën e mediave sociale që nga Qershori, por ka ndarë një klip të saj duke kënduar Silent Night.

Fansat nxituan për të lavdëruar Jesy për vokalin e saj mbreslënës dule lënë komente të shumta pas videos së postuar.

Rikthimi në rrjetet sociale vjen pas konfirmit të romancës me të dashurin 24-vjecar Zion Foster.

Këngëtarja së fundmi konfirmoi se ajo dhe ish-partneri rindezën romancën e tyre muajin e kaluar kur u fotografuan nën shOqërinë e njëri-tjetrit.

Çifti u ndanë në gusht pas një romance nëntëmujore. Sa i përket karrierës muzikore Jesy publikoi këngën e saj të fundit në muajin Prill ndërsa ende nuk dihet se kur do të jetë gati për publikun albumi i ardhshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article