Jeta private s’ruhet më aq hermetike! Julia Roberts ndan si rrallëherë foton e binjakëve të saj

9 months ago 16
Reklamë
08:55 30/11/2023

Pavarësisht se duket sikur koha ka mbetur në vend për Julia Roberts, në fakt ajo ka fluturuar shpejt dhe tanimë aktorja është nënë e dy djemve të moshës 19-vjeçare.

Aktorja ka ndarë në rrjetet sociale një foto shumë të rrallë të binjakëve të saj, Hazel dhe Phinnaeus kur kanë qenë foshnje për t’ju uruar 19-vjetorin e lindjes.

“19. Nuk ka fjalë për gëzimin dhe bukurinë e jetës së bashku”, shkruhet në mbishkrimin e fotos së Roberts me fëmijët e saj në prehër.

Roberts i ka mbajtur fëmijët e saj kryesisht larg vëmendjes mediatike përgjatë viteve. Vitin e kaluar ajo foli për “CBS Sunday Morning” dhe tha se aktrimi ishte “një ëndërr e bërë realitet”, ndërsa tregoi edhe ëndrrat e tjera të saj të realizuara.

“Jeta që kam ndërtuar me bashkëshortin tim. Jeta që kemi ndërtuar me fëmijët tanë. Dhe kjo është gjëja më e mirë”, ka treguar Roberts./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article