Jimmy Kimmel mëson nga Dua Lipa shprehje të famshme shqiptare: Hjup se trava…

7 months ago 9
Reklamë
12:17 09/02/2024

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë. Ajo ka promovuar Shqipërinë në sytë e gjithë botës dhe këtë herë ka bërë që publiku ndërkombëtar të njihet edhe me gjuhën tonë.

Dua Lipa ka qenë e ftuara e Jimmy Kimmel, i cili i ka propozuar një sfidë artistes me origjinë shqiptare, ku ai merr përsipër të shqiptojë disa shprehje frazeologjike.

Megjithatë për moderatorin Jimmy Kimmel shprehjet kanë qenë të vështira prandaj ai edhe ka kërkuar ndihmën e Duas për të korrigjuar shqiptimin dhe sqaruar kuptimin e tyre.

Shprehjet si “I ka bërë rrush e kumbulla”,Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangët” dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, u lexuan nga Jimmy të cilat shkaktuan të qeshura tek publiku pas çdo përpjekjeje.

Të qeshurat në studio ishin për dy arsye: E para për shqiptimin e Jimmy-t dhe tjetra për kuptimin absurd që fshihet prapa tyre. Megjithatë, Dua ia doli të prezantonte publikun e huaj me një pjesë të kulturës shqiptare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article