Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson drejt divorcit

11 months ago 24
Reklamë
08:31 03/10/2023

Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson po ndahen. Ylli i “Queen & Slim” paraqiti një peticion për t’u divorcuar nga Jackson të hënën në Los Angeles, sipas të dhënave të gjykatës. CNN raporton se të dy u martuan në vitin 2019 dhe kanë një vajzë të vogël. Turner-Smith ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijës së tyre.

Ndërkohë në fillim të Shtatorit, dy aktorët u fotografuan duke festuar ditëlindjen e Turner-Smith në Nju Jork. Ata u takuan në vitin 2018 në një ngjarje për Usher, zbuloi ajo në “Late Night with Seth Meyers” në 2021.

Në maj, Jackson u shfaq në “Watch What Happens Live” ku ai u shpreh se ai ra në dashuri me Turner-Smith kur ajo “u fut në dhomë”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article