Joe Biden jep faljen për mijëra të burgosur me akuza marijuane në SHBA

10 months ago 8

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se vendimi “bën realitet premtimin e drejtësisë së barabartë”.

Mijëra njerëz të dënuar për përdorim apo zotërim të sasive të vogla të marijuanës në zonat federale të SHBA do të marrin faljen, tha presidenca gjatë një serie faljesh të fundvitit, sipas saj për të korrigjuar pabarazitë racore në sistemin e drejtësisë.

Vendimi vjen pas një premtimi për çështjen në 2022 dhe sipas presidentit “kthen në realitet premtimin e barazisë së drejtësisë”.

“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit”, tha Biden duke e quajtur qasjen e deritanishme të gabuar.

“Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë.”

Asnjë nuk është liruar ende nga burgu por faljet pritet të ndihmojnë mijëra njerëz të kalojnë pengesa sociale si gjetja e një banese me qera apo e një vendi pune.

Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.

Top Channel

Read Entire Article