Jon Bon Jovi shpallet ‘Njeriu i Vitit’ nga MusiCares

7 months ago 19
Reklamë
12:10 03/02/2024

Ikona e Rock-ut vlerësohet për kontributin në muzikë dhe kauzat e tij ne bamirësi

Ikona e muzikës rock Jon Bon Jovi është shpallur Personi i Vitit nga organizata jofitimprurëse MusiCares gjatë një eventi të mbajtur në qendër të Los Anxhelosit.

“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në Rock and Roll jo vetëm kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muzikës, por edhe në zemrat e fansave të panumërt në mbarë botën”, tha Laura Segura, drejtoreshë ekzekutive e MusiCares, në një deklaratë.

Ajo vlerësoi gjithashtu kauzat bamirëse të Bon Jovi për të cilat ai ka kontribuar gjatë gjithë viteve, përmes Fondacionit të tij Jon Bon Jovi Soul, i cili ndihmon për të luftuar urinë, varfërinë dhe të pastrehët duke ofruar ushqim, strehim dhe programe trajnimi për punë.

Persona të tjerë që janë vlerësuar me këtë cmim janë Berry Gordy, Smokey Robinson, dhe Dolly Parton.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article