Jordyn Woods vjen me fotografi “të zjarrta” për ditëlindjen e 26-të

11 months ago 27
Reklamë

Jordyn Woods “goditi” në ditëlindjen e saj të 26-të duke ndarë një seri fotografish mahnitëse.

“Bomba” brune ndau një seri mahnitëse fotografish të saj në Instagram duke pozuar me një korset të bardhë të zbukuruar me perla dhe të brendshme gjithashtu të bardha.

Ajo kishte gjithashtu një palë vathë argjendi të stolisur me perla të mëdha dhe të varura, shkruan DailyMail.

Në postim, ajo shkëlqeu me një manikyr vezullues, të cilin e shfaqi teksa pozonte në pozicione të ndryshme me duart e saj, duke nxjerrë në pah linjat e saj joshëse të trupit.

Modelja dukej magjepsëse me flokët e saj brune me një stil të flokëve voluminoze gjysmë lart dhe gjysmë poshtë dhe kaçurrela të theksuara.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo ndau emocionet e saj për mbushjen e 26-vjetorin.

“Ndihem kaq e bekuar dhe mirënjohëse për të arritur një vit tjetër. Me të vërtetë ndihem sikur ky është fillimi i kohës më të mirë i jetës sime”, tha ajo.

“Dhe unë jam shumë me fat për njerëzit dhe përvojat e deritanishme”, shkroi ajo përpara se të shprehte emocionet e saj për “Sezonin e Peshores”.

Shumë yje shkuan në seksionin e komenteve të saj për t’i uruar asaj ditëlindjen, duke përfshirë Hailey Bieber, e cila e mbështeti Woods duke pëlqyer postimin e saj.

Megjithatë , një shoqe e veçantë, e cila kohët e fundit riktheu miqësinë e saj me Woods, që dukshëm nuk kishte ndarë ende një urim publik për ditëlindjen ishte, Kylie Jenner. /Telegrafi/

Read Entire Article