Jori Delli shfaqet elegante përkrah partnerit të ri Fred De Palma

11 months ago 72
Reklamë

Jori Delli u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Kurioziteti për modelen shqiptare e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Itali ka vazhduar edhe pas përfundimit të BBVA.

Jeta e saj private u përfol që kur ishte në shtëpinë e famshme, por vetëm disa muaj pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother, Jori zbuloi se është në një lidhje dashurie.

Foto: Jori Delli/Instagram

Ajo konfirmoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është reperi i njohur italian, Fred De Palma.

Dyshja tashmë nuk e fshehin romancën dhe postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë të shumta.

Foto: Jori Delli/Instagram

Edhe së fundmi, Jori ka publikuar pamje teksa po marrin pjesë në Javën e Modës në Milano.

Çifti dukeshin elegant përkrah njëri-tjetrit, modelja me një fustan në formë xhakete me ngjyrë të zezë me shkëlqim, ndërsa reperi me bluzë të bardhë, xhaketë lëkure dhe pantallona gri.

Foto: Jori Delli/Instagram

Ndryshe, krahas përkushtimit ndaj marrëdhënies së saj, bukuroshja shqiptare po vazhdon angazhimet me projekt të ndryshme si imazh i markave të ndryshme. /Telegrafi/

Read Entire Article