Ju kujtohen personazhet Phoebe dhe Cole nga “Charmed”? Ata janë fotografuar bashkë në Paris, 17 vjet pas përfundimit të serialit

1 year ago 85
Reklamë

Alyssa Milano dhe Julian McMahon janë yjet e “Charmed”, i cili u shfaq nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ata janë shfaqur së bashku në një eveniment në Paris, 17 vjet që nga përfundimi i serialit.

Aktorja portretizoi personazhin e Phoebe Halliwell, një motër me dhuntinë e parandjenjës, në serialin që ndjek tri motra, të cilat zbulojnë se kanë prejardhje nga një linjë shtrigash dhe janë të destinuara të luftojnë kundër forcave të së keqes, duke përdorur fuqitë e tyre të kombinuara të magjisë.

Përkrah saj, në 49 nga 178 episodet, McMahon luajti rolin e Cole Turner, një gjysmë demon i ngarkuar për të vrarë motrat Halliwell përpara se të dashurohej me Phoebe dhe më vonë të martohej me të. Megjithatë, martesa e tyre përfundoi në katastrofë kur ai u bë pa dashje burimi i gjithë të keqes.

Alyssa Milano dhe Julian McMahon në “Charmed”

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Milano ka shpërndarë disa fotografi nostalgjike duke pozuar me ish-bashkaktorin e saj, ndërsa ka sqaruar në përshkrim se janë vetëm miq.

Ajo dhe McMahon u ribashkuan në Paris ndërsa merrnin pjesë në evenimentin “For the Love of Fandoms 2” të Empire Convention. /Telegrafi/

Read Entire Article