Jude Bellingham ka një ‘pikë të dobët’ për të cilën e di vetëm miku i tij më i mirë

1 year ago 11

Jude Bellingham është ndoshta lojtari më i mirë në futbollin botëror për momentin, ndërsa vëmendja nuk ka se si të mungojë tek ai.

Sensacioni 20-vjeçar po vazhdon të shkëlqejë në fillimin e aventurës së tij tek Real Madridi, gjersa shënoi dy gola mahnitëse në El Clasico.

Bellingham i barazoi shifrat në 1-1, pas golit të Ilkay Gundogan për Barcelonën në minutën e gjashtë, me anglezin që realizoi në minutën e 68-të nga një distancë afro 25 metra.

Në minutën e 92-të, reprezentuesi anglez shënoi golin e fitores – duke heshtur tifozët e Barcelonës që ishin më në numër.

Ky ishte goli i tij i 13-të në 13 ndeshje për Realin, një shifër që tashmë e kalon numrin më të mirë të golave ​​të Zinedine Zidanes për Los Blancos.

Bellingham është zhvilluar tashmë në një futbollist të kompletuar, të paktën kështu cilësohet ka të gjithë, ndërsa kërkohen pikat e dobëta të lojës së tij.

Megjithatë, e meta pak e njohur e Bellinghamit është ndarë nga shoku i tij më i mirë Odin Bailey, i cili shkoi në të njëjtën shkollë Priory si ai dhe ishte në akademinë e Birmingham për 15 vjet përpara se të transferohej në Salford City dhe luanë aktualishtpër Stockport County.

Në një intervistë për The Sun, Bailey zbuloi se ndryshe nga shumë futbollistë të nivelit të lartë, Bellingham nuk është i mirë në golf.

I pyetur se për çfarë është i keq Bellingham, ai u përgjigj: “Golf!”.

“Ai është i tmerrshëm në golf. Unë jam duke u përpjekur ta bind atë të luajë, por ai nuk ka cilëitë.Ai nuk mund të jetë i mirë në gjithçka, apo jo?”, vazhdoi ai.

Golat e Bellingham e çuan Realin katër pikë më shumë se rivalët më të mëdhenj në krye të La Liga- në atë që mund të jetë një rezultat vendimtar kur të vijë fundi i sezonit. /Telegrafi/

Read Entire Article