Julia Ormond padit Harvey Weinstein për sulm seksual

11 months ago 21
Reklamë

Aktorja Julia Ormond ka paditur ish-prodhuesin e turpëruar të filmave, Harvey Weinstein për sulm seksual që ajo thotë se ka ndodhur në vitin 1995, sipas një kopje të ankesës së siguruar nga CNN.

Ormond po padit gjithashtu Miramax-in dikur në pronësi të Weinstein, si dhe Walt Disney Company, e cila bleu Miramax në 1993, për neglizhencë dhe agjencinë e talenteve të Hollivudit CAA (Creative Artists Agency), e cila përfaqësonte aktoren, për neglizhencë dhe shkelje të besimit fiduciar.

Në ankesën, e raportuar fillimisht nga Variety, Ormond pretendon se në dhjetor 1995, ajo dhe Weinstein supozohej të kishin një darkë biznesi për të diskutuar një projekt.

Foto: Getty Images

Sidoqoftë, në darkë, Weinstein “refuzoi të diskutonte çështje biznesi”, duke thënë se “do të diskutonte projektin vetëm në apartamentin që Miramax kishte ofruar për Ormond si pjesë e marrëveshjes së tyre të parë me të”.

Pasi shkuan në apartament, Weinstein “u zhvesh lakuriq dhe e detyroi atë të kryente seks oral ndaj tij”.

“Harvey Weinstein mohon kategorikisht akuzat e bëra kundër tij nga Julia Ormond dhe ai është i përgatitur të mbrojë veten me forcë”, tha një përfaqësues i Weinstein në një deklaratë.

“Ky është një shembull tjetër i një ankese të paraqitur kundër zotit Weinstein pas dekadave të kaluara dhe ai është i bindur se provat nuk do të mbështesin pretendimet e zonjës Ormond”, thuhej në deklaratë.

Ankesa gjithashtu pretendon se Miramax ose Disney mund të kishin “mbikëqyrur siç duhet Weinstein dhe të mos e kishin mbajtur atë duke e ditur se ai ishte një rrezik për gratë që takonte në punë”.

Ormond pretendon në padi se kur ajo tregoi atë që ndodhi, agjentët e saj të atëhershëm në CAA, Bryan Lourd dhe Kevin Huvane, të cilët tani janë bashkëkryetarë të grupit të fuqishëm të talenteve të Hollywoodit, “sugjeruan që nëse ajo raportonte Weinstein tek autoritetet, ajo nuk do të besohej dhe ai do ta dëmtonte seriozisht karrierën e saj”.

Foto: Getty Images

Akoma më keq, jo shumë kohë pas sulmit të Weinstein ndaj Ormond dhe raportimit të saj për sulmin ndaj tyre, CAA humbi interesin për ta përfaqësuar atë dhe karriera e saj vuajti në mënyrë dramatike.

“Pasi kam jetuar për dekada me kujtimet e dhimbshme të përvojave të mia në duart e Harvey Weinstein, jam e përulur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që kanë rrezikuar të flasin”, tha Ormond në një deklaratë.

“Guximi i tyre dhe Akti i të Mbijetuarve për të Rriturit më kanë ofruar një dritare mundësie dhe mënyrë për të hedhur dritë mbi mënyrën sesi njerëz dhe institucione të fuqishme si agjentët e mi të talenteve në CAA, Miramax dhe Disney mundësuan dhe siguruan mbulim për Weinstein që të më sulmonte mua dhe të tjerëve të panumërt”, tha tutje ajo.

Ormond njihet më së shumti për rolet e saj në “Legends of the Fall” të vitit 1994 dhe “Sabrina” një vit më vonë.

Në vitin 2010, ajo fitoi një çmim “Emmy” për aktoren më të mirë dytësore në një seri të kufizuar ose antologjike për rolin e saj në “Temple Grandin” të HBO.

Foto: Getty Images

Së fundmi ajo luajti në një spin-off “The Walking Dead” për AMC që u shfaq për dy sezone.

“Klienti ynë ka vuajtur jashtëzakonisht shumë si personalisht ashtu edhe profesionalisht për shkak të sulmit nga Harvey Weinstein dhe dështimit nga Disney, Miramax dhe CAA për ta parandaluar atë dhe për t’u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme kur ajo raportoi atë që ndodhi”, thanë avokatët e Ormond Douglas në një deklaratë.

Në fillim të këtij viti, Weinstein u dënua me 16 vjet burg për akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual, për të cilat ai ishte shpallur fajtor në vitin 2022.

Weinstein ishte deklaruar i pafajshëm për të shtatë akuzat kundër tij në atë gjyq në Los Angeles. Ai u dënua për tre nga shtatë akuzat.

Ai tashmë po vuan një dënim me 23 vjet burg në New York për një dënim për përdhunim në vitin 2020.

Weinstein, 71 vjeç, ishte në qendër të akuzave që nxitën lëvizjen globale #MeToo në 2017. /Telegrafi/

Read Entire Article