Justin Timberlake bllokoi komentet në Instagram për shkak të librit të Britney Spears, “The Woman In Me”

11 months ago 35

Justin Timberlake i bllokoi të gjitha komentet në Instagram pasi mori reagime ndaj librit të Britney Spears, “The Woman In Me”.

Një burim tregoi për Page Six se anëtari i “NSYNC” e mori vendimin për shkak të ‘gjërave të urrejtjes, të neveritshme që njerëzit po thoshin”.

Timberlake, 42 vjeçar, është kritikuar shumë që kur këngëtarja e “Gimme More”, 41 vjeçe, hodhi disa bomba në lidhje me marrëdhënien e tyre trevjeçare, duke përfshirë se ajo kishte një abort kur ata ishin bashkë.

Foto: Wire Image

“E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”, shkroi ajo në libër.

“Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”.

Foto: Getty Images

Spears gjithashtu pretendoi se Timberlake – me të cilin ajo ishte në lidhje nga viti 1999 deri në 2002 – e kishte tradhtuar atë me një grua të famshme.

Ylli i muzikës pop nuk e bëri të ditur emrin e personazhit të famshëm sepse “ajo tani është e martuar me fëmijë” dhe “nuk dëshiron që të ndihet keq”.

Foto: Getty Images

Britney mes tjerash ka folur edhe për martesat e saj të dështuara. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Read Entire Article