“K*çka e vjetër që s’na ka dashur kurrë”, Rama mesazh qeverisë së Kosovës: Paqja bëhet me armikun, jo me vëllain

11 months ago 46
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij, ku shumë shpesh është lakuar nga politika shqiptare si ‘vëlla u Vuçiçit’.

Rama mes ironisë tha se akuza ndaj tij për këtë çështje, janë si me aktakuzën disa thirrje nga salla, kundër Europës, “si kuçka e vjetër që s’na ka dashur kurrë dhe do i lërë në baltë”.

“Atyre shqiptarëve kudo që janë që në emër të Allahut u vërsulën ndaj Izraelit dhe duke glorifikuar terroristët Hamasin, u sugjeroj të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin. Me sytë e mendjes së tyre, jo të dëgjojnë të dalët mendsh, por t’i binden e profetit Muhamed “Paqja e Zotit qoftë mbi ta”, ku i porosit: Mos jini njerëz që kërkoni hakmarrje, por falni dhe pajtoni.

Mos jini njerëz që kërkoni përçarje, por jeni ata që pajtojnë duke i bërë njerëzit bashkë”. Le të kthehemi te armata mediatike e hedhur për të masakruar vëllain e Vuçiçit, ku unë kërkova të njëjtën gjë si armiku nga Beograd. Sa herë aktakuza ndaj meje vjen në sallën e gjyqit nacional folklorik, këtej dhe andej bjeshkëve, rivijnë dhe me aktakuzën disa thirrje nga salla, kundër Europës, si kuçka e vjetër që s’na ka dashur kurrë por duhet me i me i tregu vendin me Bashkinë kombëtar, deri në dhëmbë me luftën finale me armikun, me shkjaun, se kuçka e vjetër do na lërë në baltë, siç na ka lënë gjithmonë, e lloj lloj klithmash që tingëllojnë si të folura me vete. Këtyre thirrmave u bashkuan dhe piskamat e thirrjes time që KFOR të marrë kontrollin e veriut”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article