Ka diçka që Rihanna ende s’e ka bërë dot dhe lidhet me bebin nr. 3!

9 months ago 19
Reklamë
14:09 20/12/2023

Edhe pse sapo është bërë nënë për herë të dytë, Rihanna duket se po mendon për një bebe të tretë.

Në festën e bashkëpunimit Fenty x Puma, këngëtarja u pyet nëse ka diçka që s’mund ta bëjë. “Deri më tani, të kem vajza!”, tha ajo duke qeshur përpara se të nënkuptonte se po planifikon fëmijën e tretë. “Mendoj se 75% do jetë një djalë. Kështu që do kryqëzojmë gishtat”, u shpreh RiRi për E! News.

Rihanna zbuloi se djali i madh, RZA që erdhi në jetë në maj 2023 fillimisht e pati të vështirë që të luante rolin e vëllait të madh. “E pati të vështirë në fillim, por ai e do shumë vëllain e vogël. Sa herë mendon se ne nuk po e shohim, vjen dhe e prek. Nëse ai qan, vjen t’i kapë duart. Mërzitet nëse bebja qan. Zgjohet në mëngjes duke thënë ‘bebi, bebi’. E adhuron. U desh pak kohë, por ia doli dhe jam krenare për të”, tha ajo në një intervistë për Entertainment Tonight. Fëmija i dytë i Rihanna-s dhe Rocky, Riot lindi në gusht 2023.

Në një tjetër intervistë për Access Hollywood, Rihanna foli edhe për partnerin ASAP Rocky në rolin e tij si baba.

“E dashurova ndryshe si baba. Kjo është e madhe. Është thjesht ‘Uau! Çfarë lideri, çfarë babai i mrekullueshëm, i durueshëm!” Dhe për më tepër, kujt do t’ia priste mendja se Rihanna ‘injorohet’ nga dy djemtë e saj që ‘lënë kokën’ pas të atit. “Unë jam thjesht në sfond, jam shtesë”.

Rihanna nuk e përjashtoi mundësinë që bizneset e saj në të ardhmen t’u  kalojnë fëmijëve, por ata mund të duan edhe të qëndrojnë larg kamerave. Ajo u shpreh se diçka të tillë e ka vënë re te djali i madh që nuk pëlqen të fotografohet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article