Ka nisur vendosja e tapetit të ri në stadiumin “Fadil Vokrri”

4 months ago 23

 Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë vazhduar punimet, ku sot ka nisur vendosja e tapetit të ri me bari hibrid.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), punëtorë kanë qenë në stadium, ku kanë punuar në vënien e tapetit të ri, për të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau 1.3 milionë euro për ndërrimin e plotë të fushës.

Në prill është hequr në tërësi bari i shumëkritikuar i fushës në “Fadil Vokrri”, pasi në muajt e fundit të vitit të shkuar, ishte kritikuar për shkak të gjendjes shumë të keqe.

The installation of the final layer of the new hybrid pitch at “Fadil Vokrri” has begun today! 😍 pic.twitter.com/cTjRwwNXcT

— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 6, 2024

Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe, ndërsa një lojtar i Izraelit e kishte krahasuar me stallë derrash, pas humbjes 1-0 nga Kosova.

Në fotot e publikuara sot nga faqja, Kosovan Footy, shihet se tapeti është shtruar plotësisht, por duhet ende punë që të kompletohet fusha.

Në fund të nëntorit UEFA nuk e kishte lejuar Ballkanin që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës, ku përballjen ndaj Victoria Plzen e zhvilluan në Tiranë.

Pos ekipeve të Kosovës, stadiumi shfrytëzohet për ndeshje edhe nga klubi Prishtina, por edhe nga klubet kosovar në garat evropiane. /Telegrafi/

Read Entire Article