Ka qenë në dhjetë vende për pak ditë, Xhuli: E lumtur që u riktheva në palestër, më bën mirë për shëndetin mendor

4 months ago 13
Reklamë

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka treguar tashmë se për shkak të angazhimeve i bie që të udhëtojë shpesh.

Në një postim në InstaStory, ajo thotë se për tetë ditë ka vizituar dhjetë vende.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova thekson se është e lumtur për rikthimin në palestër pasi në Ramazan ka fituar disa kilogramë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Pas dhjetë vendeve që vizitova në tetë ditë ishte e mahnitshme të kthehesha në palestër”, u shpreh ajo.

E njëjta tutje thotë: “Kjo është për shëndetin tim mendor meqë gjatë Ramazanit i fitova pesë kilogramë që do t’i heqë së shpejti”.

Që pas përfundimit të BBVK, Xhuli është kthyer në vëmendje dhe ka qenë shumë e kërkuar.

Ajo po vazhdon të jetë aktive dhe tejet e angazhuar në fushën e modelingut. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Arkiv
Read Entire Article