Kader Kicaj: Makina nuk është pasuri për mua, veç teneqe

11 months ago 41

Kader Kicaj është banorja e re që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja nga Prizreni ka shpalosur së fundmi disa detaje për banorët, duke qenë se është në fillim të kësaj eksperience.

Ajo është pyetur gjatë ditës nga konkurrentët e tjerë se si e sheh mashkullin ideal.

Foto: Screenshot/YouTube

Kader thotë se nuk dëshiron të jetë shumë xheloz dhe se dëshiron që t’i bëjnë gjërat së bashku.

“Secili mashkull ka dëshirë që ti të jesh e varur prej një mashkulli, edhe interesi. Kam qejf që të jetë burrë. Burri të jetë burrë, në të gjitha aspektet. Fat, por unë zgjedhi shumë, se nuk më përshtatet. Nuk kam dëshirë që mashkulli të jetë shumë xheloz”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Kicaj po ashtu tha se nuk i pëlqejnë makinat dhe se mund të marrë partnerin edhe pa të.

“Nuk ka lidhje për makinën, mund ta bëj vetëm duke punuar, nuk është pasuri për mua. Është teneqe një ndeshje edhe ku shkon. S’ka vlerë për mua. E kisha marrë edhe pa makinë. I kishim bërë bashkë”, shtoi mes tjerash banorja e BBVK. /Telegrafi/

Read Entire Article