Kaderi, Albës: Mos u frikëso se nuk kam ardhur të ta marrë as Azemin as Lumbardhin

10 months ago 51

 Mos u frikëso se nuk kam ardhur të ta marrë as Azemin as Lumbardhin

Kader Kicaj është banorja e re e Big Brother VIP Kosova 2 që po komentohet në masë të madhe.

Ajo trazoi ujërat me hyrjen në këtë format, e cila po ashtu në bazë të veprimeve mori vëmendjen edhe të banorëve të tjerë.

E njëjta në një formë u shpreh se që në hyrje nuk u prit mirë nga gjinia femërore.

Kjo duket të jetë një lloj xhelozie karshi bukuroshes shqiptare, gjë që bëri edhe një deklaratë.

Ajo iu drejtua Albës se nuk është futur në shtëpi as për t’ia marrë Azemin e as Lumbardhin.

“Mos u frikëso se nuk kam ardhur të ta marrë as Azemin as Lumbardhin”, tha ajo.

Alba nga ana tjetër tha se nuk është në një pozitë të tillë dhe se nuk po e sheh Kaderin në atë mënyrë. /Telegrafi/

Read Entire Article