Një doganier dhe një shtetas tjetër janë arrestuar nga policia.
Ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.
Sipas burimeve, bëhet me dije se doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë.
Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë. Pritet komunikata zyrtare e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore mbi rastin.