“Kam njohur një djalë që kishte blerë 88 apartamente”, pedagogu Kaprata: Një shqiptar mesatar nuk blen dot apartament në Tiranë

20 hours ago 27
Reklamë

Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se sot çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë të frikshme, për shkak të parave të krimit dhe të korrupsionit që qarkullojnë në sektorin e ndërtimit.

Kaprata tha se një shqiptar mesatar nuk e blen dot një apartament në Tiranë. Ai dha një shembull, duke thënë se ka njohur një të ri, që kishte blerë 88 apartamente, duke shtuar se këto padyshim “janë para korrupsioni ose krimi”.

Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata: Nuk blihet sot në Shqipëri banesa dhe me kredi. Një shqiptar mesatar nuk blen dot apartament. Unë kam njohur  një djalë të ri që kishte blerë 88 apartamente. Dhe, 88 apartamente blihen me 10 milionë euro, që këta që janë të korruptuar i kanë, sepse po dëgjojmë përditë shifra të çmendura vjedhjesh. Në ndërtim kemi një fluks të madhe, ku përfshihet korrupsioni dhe krimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article