Kamioni përplaset e “Land Rover-in” në aksin Librazhd-Prrenjas/ Plagosen 4 persona, 2 prej tyre fëmijë të mitur

1 year ago 20
Reklamë

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin Librazhd-Prrenjas.

Një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover”, ku raportohet të kenë mbetur të lënduar 4 persona, 2 prej të cilëve  fëmijë.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e paraprakisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën

Librazhd/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article