Kampioni i karatesë, Alvin Karaqi nuk mban dot lotët: Krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë

11 months ago 9
11:59 31/10/2023

Ceremonia e nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është zhvilluar ditën e sotme. Pasi është nderuar me “Yllin e Mirënjohjes Publike”, kampioni Karaqi ka mbajtur një fjalë publike në nisje të të cilës, ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij. Emocionet e forta e kanë mbërthyer kampionin e karatesë, dhe për pak momente ai është përlotur e po ashtu edhe familjarët e tij nga këto momente krenarie për ato.

Alvin Karaqi: Faleminderit të gjithë përfaqësuesit e Komunitetit të Karatesë. Faleminderit prindër, faleminderit Erza. Medaljen e kam fituar unë dhe çmimin e kam marrë unë, por prapa meje qëndron një ekip i madh, duke filluar nga prindërit, të dashurës time. Ju jeni arsyeja pse unë kam fituar. Falenderoj shumë ekipin dhe Presidentin. Këtë medalje do ta ndaja me të gjithë, në zemrën time ju kam të gjithëve. Ne duhet të vazhdojmë e të luftojmë për këtë medalje dhe këtë flamur. Jemi krenarë që e përfaqësojmë Shqipërinë, për ndjenjën që po i japim njëri-tjetrit. Në kirurgji edhe në sport nuk kam qef të flas shumë. Faleminderit dhe njëherë për prezencën dhe përkrahjen tuaj. Uroj që të gjithë sportistët dhe sidomos ekipi i karatesë ta përjetojë këtë ndjenjë që po e përjetoj unë. Faleminderit./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article